I hapet rruga sponsorizimit në kulturë, rini e sport në Kosovë

Sot deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan amendamentet e harmonizimit të ligjeve tjera me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit, duke hapur kështu rrugën për mundësimin e sponsorizimit të rreth 30 milionë eurove brenda një viti për zhvillimin e fushave që parasheh Ligji për Sponsorizim.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Gashi, falënderon kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe shpreh mirënjohjen ndaj deputetëve për votën e tyre, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për të ardhur deri në këtë pikë. Në anën tjetër, ministri Gashi i uron të rinjtë, sportistët e artistët për këtë lajm të mirë për ta.

“Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim. Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshën i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë”, u shpreh ministri.

Ministri ka sqaruar se me të marrë drejtimin e MKRS-së ka nxitur iniciativën për të hartuar Rregulloren përkatëse, themelimin e Komisionit për vërtetimin e sponsorizimit, si ka inkurajuar punën për të lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë. Ministri ka thënë se si MKRS kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit