4.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Një vit pa Adem Demaçin

Sot mbushet një vit që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Për të nderuar veprimtarinë e Demaçit sot mbahet një akademi përkujtimore dhe do të vihet gurthemeli i shtatores së tij./KsP.

Më Shumë

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit