Naxhije Bytyçi, fituese e festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival ku artistët, rapsodët dhe ansamblet, janë paraqitur me këngë e valle, nga trashëgimia jonë kulturore. Në këtë festival, morën pjesë rapsod, shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble dhe grupe, ndërsa çmimin kryesor të festivalit, “Sali e Feriz Krasniqi” e fitoi, rapsodja Naxhije Bytyçi, ndërsa çmimin, ja dorëzoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Festivali i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa drejtoreshë e festivalit ishte, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Juria në përbërje nga Prof.Dr.Zymer Neziri, prof.Dr.Adem Zejnullahu dhe prof.Dr.Sami Piraj, dha këtë vlerësim në fund të festivalit: “Edhe sivjet për herë të gjashtë, jemi këtu me grupet, ansamblet dhe rapsodët nga të gjitha viset shqiptare, ku për herë gjashtë në këtë festival, me dinjitet të lartë po e ruajmë traditën dhe trashëgiminë tonë. Këngët epike, lirike dhe kërcimet e vallet, veglat muzikore tradicionale, janë këto vlera të cilat e karakterizuan festivalin tashmë tradicional “Oda e Llapushës”, ku artistët tanë i prezantuan në mënyrën më të mirë. Ky festival, është njëri prej festivaleve më të mira të këtij zhanri”, tha prof.Dr. Adem Zejnullahu në emër të jurisë.

Çmimet e festivalit “Oda e Llapushës” 2019, u nda nga juria, si vijon: Çmim i diasporës: Vëllezërit Zabelaj. Grupi më i kompletuar: “Çupërlinjët e Roshnikut” nga Berati. Çmimi i publikut: rapsodët Llesh Gjin Prengaj dhe djemtë e Mirditës. Çmimi i karrierës: dueti Gani Hoxha dhe Naim Krasniqi. Çmimi “Beqir Gashi” për deputantin më të ri: Vëllezërit Bajraj. Çmimi Veteran i Folklorit: Musë Hertica. Vendi i tretë: Mleqani 2 (dy). Vendi i dytë: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Vendi i parë apo çmimi “Seli e Feriz Krasniqi”: Naxhije Bytyçi, rapsode.

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit