5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, roman për luftën në Kosovë

74239Romani “Für Adem” i Mettild Henneke flet për një shqiptar që kishte studiuar Mjekësi në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut për disa vite, Henneke, sapo ka mbaruar së shkruari një roman mbi luftën në ish-Jugosllavi. Për romanin e saj, ajo ende nuk ka arritur të gjejë botues, por vazhdon të jetë në kërkim, edhe pas 20 refuzimesh që ka marrë.

“Fundja – thotë ajo për ‘Berliner Zeitung’, nëse nuk gjendet asnjë botues klasik, librin do ta publikojë në mënyrë elektronike”. Për këtë, shkrimtarja e re ka vendosur që gjatë panairit të librit në Frankfurt, të vizitojë tri kurse që lidhen me publikimin e librave online. Ideja për romanin i ka lindur para 7 vitesh, kur punonte në Kosovë, në kuadër të administratës së OKB-së. Atje kishte njohur një mjek shqiptar, i cili kishte studiuar në Gjermani dhe pastaj “i verbuar nga patriotizmi”, kthehet për të luftuar në atdheun e tij. Atje ai kujdesej për luftëtarët e plagosur të UÇK-së dhe civilët. Pas kohës që kishte kaluar në luftë, ai qe bërë njeri krejtësisht tjetër. Përjetimet e luftës nuk e linin të lirë. “Fati i tij më ka prekur shumë”, thotë Henneke.

“Më është dukur shembull shkollor, për ta pasqyruar atë, nëpër të cilën në atë botë kishin kaluar shumë njerëz në Ballkan” .Kështu kishte lindur ideja për të shkruar një roman për luftën në Kosovë. Henneke kishte intervistuar mjekun dhe pjesëmarrës të tjerë të luftës, ka hulumtuar faktet, ka shikuar shumë filma mbi konfliktet në Ballkan dhe pastaj ka filluar të shkruajë. Pasi kishte ndjekur një kurs për të mësuar teknikën e shkrimit letrar, drejtuesja e kursit e kishte cilësuar aq interesant projektin e saj, saqë e kishte përcjellë pastaj duke e këshilluar gjatë procesit të shkrimit. Në verën e vitit të kaluar, romani me titullin “Für Adem” (Për Ademin) ishte më në fund i kryer. Miqtë që e kanë lexuar e kanë lavdëruar pozitivisht, por asnjë shtëpi botuese nuk dëshiron ta botojë…

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

Lajmet e Fundit