3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Shumica e shkollave me mungesë të teksteve

Ndonëse bëhen dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, shumica e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë kanë mbetur pa u furnizuar me tekste, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në ditën e parë të vitit shkollor ishte zotuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura me shpërndarjen e teksteve mësimore. Por, disa nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave e kanë thënë të kundërtën. Sipas tyre, një pjesë e madhe e teksteve nuk u janë dërguar dhe se procesi mësimor po realizohet me vështirësi.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ: “Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre”, i nxjerrë në vitin 2016. Në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, sipas statistikave të MASHT-it, këtë vit janë 239.937 nxënës.

Mësimdhënësi i shkollës “Zenel Hajdini”, në Prishtinë, Skënder Llalloshi thotë se në klasën e dytë u mungojnë disa tekste. Kjo, sipas tij, po i shkakton problem atij si mësimdhënës, por edhe nxënësve. Për mungesën e librave ka treguar se ka ankesa edhe nga prindërit.

Më Shumë

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit