Nisma themelon nëndegë në Qëndresë

Nisma Socialdemokrate ka themeluar nëndegë në fshatin Qëndresë.

Kryetari i Degës së këtij subjekti politik, Zafir Berisha tha se në zgjedhjet e tetorit Nisma po futet në garë e fortë.

“Edhe Anadrinia i tha PO programit socialdemokrat të Nismës, duke u zotuar se do ta mbështesin fuqishëm në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Berisha.

“Ne jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe ne po futemi në këtë garë më të fortë se kurrë më parë”.

“E gjithë kjo falë mobilizimit të jashtëzakonshëm të strukturave të Nismës në Prizren dhe Kosovë”.

“Andaj rreshtimi i qytetarëve të shumtë, përkrahë programit socialdemokrat të Nismës është garanci se Nisma do të jetë faktorë determinues dhe përcaktuese e qeverisë së ardhshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit