2.3 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Këto zgjedhje a do t’i japin Kosovës rrugën finale të shtetësisë?

Shkruan; Qazim THAÇI

Që nga paslufta këto zgjedhje jo vetëm për shkak të formës zgjedhore, por për faktin se janë në një kohë kur Kosova është në mesin e zgjidhjeve të mëdha dhe jetike, vijnë këto zgjedhje. Pra, zgjedhjet e 6 tetorit ose do të finalizojnë defintivisht rrugën e Kosovës se ka duhet të shkojë për shtetësinë reale, e jo shtetësinë e fjalëve.

Njëri nga liderët politik që është edhe kandidatë për kryeministër potencon se dhe befasisht pyet “Si mund të ketë një detyrë një lider,kur ai në jetën e tij s’ka pasur asnjë detyre e as një vend pune.ka jetuar me ëndrrat se kjo është keq ,e duhet bërë mirë kështu e ashtu.

Por ,që në fakt, kurrë në jete s’ka marrë asnjë vendim”… . Apo si mund të bëhet kryeministre kur bie fjala një kandidate pohon se dhe kryetari i partisë ka deklaruar për këtë post do të i sjellë ministra të mirë, Kjo edhe mund të duket e thjeshtë por,që në fakt kërkon maturi secili nga ata që garojnë.

Garat në Kosovë jo rrallë e ngrisin adrenalinën e kandidatëve siç janë ata për kryeministra deri në ato pozita saqë nuk munden as të mendojnë më logjikshëm. Jo rastësisht njëri nga ish politikanët e dikurshëm i edukuar me frymë atdhetare, tani i mënjanuar padrejtësisht nga politika pohon se në “:Gjuhën e fushatave është gjuhë e dal jashtë kontrollit” Kjo tregon se në këtë parafushatë është elektrizuar dukshëm pozita e secilit nga këta kandidatë.Mirëpo, tashmë dihet botërisht se koha është që Kosova të finalizojë rrugën.

Nëse Kosovës i duhet kryer arrestimet, ato është e vështirë dikush ti kryejë.

Mirëpo, proklamimi i përditshëm që po e bënë Kadri Veseli,të thuash se instinktivisht është përcaktuar se ky ato mund ti bëjë në këtë drejtim përcaktimi të luftojë korrupsionin dhe në anën tjetër guximi dhe besojmë edhe besimi i dhënë nga faktori ndërkombëtar edhe nga SHBA e ka bërë këtë të mundshëm.

Kurse tashmë gara e nxehtë pritjet që i ka Kosova nuk e dërgojnë larg datën e zgjedhjeve tjera largë. Janë dy parimet parësore luftimi i korrupsionit dhe fakti i dialogut që pastaj të kemi zgjedhje të reja. Zgjedhjet e radhës pastaj do të jenë për zhvillim ekonomik.

Këtë fakt të thuash se dijnë shumica e qytetarëve e më së miri e dijnë ata që po garojnë për kryministra. Mirëpo, ajo që është mbresë e shumë kosovarëve është fakti se legjislaturat e zgjedhjeve asnjëra nuk po e përmbush afatin prej katër vitesh aq sa edhe duhet të jetë legjislatura zgjedhore.Kurse gjuha e kandidatëve tashmë ka filluar të ashpërsohet gjithnjë e më shumë edhepse është fushata parazgjedhore.

E para kjo fushat, në këtë periudhë druaj se pas zgjedhjeve secilës parti poltike pastaj kur të humbim do të ju shërbejë si një lloj “akuze” për shkelje të rregullave zgjedhore. Prandaj, është një befasi e para e pasluftës që në këso periudhe parafushate të bëhet fushatë. Ajo që kësaj radhe vlenë të themi është se besojmë se po vije drejt vetëdijësimit është fakti se fushata zgjedhore duhet të ndërrojnë formën, kjo për shkak të stilit të jetës, Ato mund të bëhen në studio televizive tani në këtë formë.

E pasi që dihet se secila shtëpi ka tv, aty ku mund të marrin përcaktimet dhe aderimet për të votuar ata që mendojnë se do të avancojnë shtetin.

Këto zgjedhje janë të qarta dhe definuese se ka duhet të shkojë Kosova .

Andaj ,votuesit i duhet më shumë mendim se ku do ta vendosin votën e tyre, nëse, ate e vendosin pavetëdije, nga aty ku nuk shihet drita jeshile për të ardhmen, është e drejtë e secilit të votojë. Por, jo pastaj të kërkohet përgjegjësi për pasaktësi vote.Gabimi në votë sjellë gabim për të jetuar jetën normale në secilin shtet e kjo padyshim se vlenë edhe për Kosovën.

Tri herë mendo një herë voto.

Më Shumë

Feronikeli ’74 mposht Suharekën, merr fitoren e parë në kampionat

Feronikeli ’74 ka marrë fitoren e parë në Albi Mall Superligë këtë edicion, teksa ka mposhtur Suharekën me rezultat 3-1. Vendasit e nisën më mirë...

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit