11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Kurti kërkon mbështetje në Gjonaj për Rexhajn

VV-gjonaj-hasKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, kërkoi në Gjonaj të Hasit, që të mbështetet kandidati  për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj. “Vetëm e reja mund ta përmbysë të vjetrën e padrejtë”, tha Kurti.

Sipas tij, VV-ja do të krijojë kushte dhe ambient më të mirë që investimet dhe remitancat e shqiptarëve jashtë shtetit, të jenë në funksionin të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Afrim Kasolli tha se  një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Gjonajt, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike janë detyruar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. “Pavarësisht kësaj, ata asnjëherë nuk e ndalën kontributin e tyre për Hasin dhe Kosovën. Remitancat si burim kryesor i të ardhurave për këtë rajon, si rezultat i mungesës së një politike mbështetëse nga pushteti, vazhdojnë të humbin mundësitë për zhvillim. Me Lëvizjen Vetëvendosje ! anashkalimi, injorimi dhe mospërfillja e juaj do të merr fund”, tha  Kasolli.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se  mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje! është zgjidhja e vetme për problemet e përditshme që e brengosin qytetarin e Komunës së Prizrenit. “Deri më tani ne ishim zëri juaj jashtë institucioneve të pushtetit lokal. Përmes angazhimit dhe kritikës tonë jemi munduar që ta denoncojmë padrejtësinë dhe t’i mobilizojmë qytetarët kundër saj. Tani kërkojmë besimin tuaj që të bëhemi zëri dhe vullneti juaj edhe brenda institucioneve. Sepse vetëm bashkë është e mundshme!”, tha  Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të...

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Lajmet e Fundit