-0.3 C
Prizren
E diel, 29 Dhjetor, 2024

Malisheva, një votë dy zgjedhje

Jeton Zulfaj 123Shkruan: Jeton Zulfaj

Nëse keni menduar se Malisheva është komunë e vogël, e pazhvilluar, e varfër, e me të papunë, keni të drejtë, megjithatë shprehja “e vogël por sherrin e madh” i shkon më së shumëti kësaj komune e cila kohëve të fundit ka fituar vëmendje të madhe mediale. Edhe pse në qendër të Kosovës, më shumë se gjysma e popullsisë nuk dinin se ajo ekzistonte si vendbanim deri në vitin 1998 kur u bë e njohur pas ishtabi qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u vendos shumë afër saj, në Kleçkë, dhe pasi një ndër politikanët kryesor të pasluftës që ishte edhe komandant i një brigade tejet të rëndësishme vinte nga Malisheva.

Pothuajse çdo qytetar që pyesni sot se çka din për Malishevën, dy përgjigje do t’i merrni të sigurta; njëra se ajo ka qenë “zonë e lirë ku jepeshin pashaporta gjatë luftës” dhe dy, se Fatmir Limaj është prej Malisheve. E para jo rrallë përdoret edhe për t’i tallur qytetarët e kësaj ane për nonshalancë dhe patriotizëm të tepruar. E verteta qendron se për shkak të fronteve të UÇK-së në pjesët hyrëse të Malishevës nga Kijeva, Rahoveci, Bllaca dhe nga Llapushniku, Malisheva kishte mbetur përkohësisht “zonë e lirë” ku biznesi lulëzoi për shumkënd për një kohë të shkurtë së bashku edhe me një liri të shtrënguar, të tjerat janë ekzagjerime.

Pas përfundimit të luftës, ajo që e vendosi atë shpeshherë në qendër të politikës në Kosovë ishte fakti se Fatmir Limaj, ish komandant i brigadës 121, vinte nga Malisheva dhe ishte bërë pjesë qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e njëkohesisht edhe e politikës së pas luftës. Në zgjedhjet e para të pasluftës LDK kishte arritë të fitonte zgjedhjet ne Malishevë, sikurse kishte bërë në shumicën e Kosovës, por kur LDK u dobësua, PDK zuri primatin si parti e parë për shkak të reputacionit politik të Fatmir Limajt dhe sot në sy të shumëkujt ajo konsiderohet të jetë bastion i PDK-së.

Për PDK-në, mbështetja e Limajt ka qenë thelbësore në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në Malishevë, por gjërat kanë dryshuar kohëve të fundit. Menjeherë pas daljes nga procesi i fundit gjyqësor në rastin Kleçka, Limaj perkrahi një grup të PDK-së që ishte ndarë nga partia dhe kishte themeluar Iniciativën Qytetare për Malishevë.

Ky veprim është cilësuar si hap i ngutshëm e i pamenduar që më shumë ka ngritë pikëpyetje se sa ka dhënë përgjigje për rrugën që do të ndjekë Limaj. Megjithatë, ky hap është bërë, pra mbështetja e iniciativës shënon një kthesë ne lidhje me raportet tradicionale të Limajt me PDK-në. Nga ky hap nuk ka kthim prapa dhe beteja në përkrahjen e iniciativës duhet çuar ne fund duke i kthyer zgjedhjet lokale në Malishevë në një referendum për të konfirmuar apo jo mbështetjen e Malishevës për Fatmir Limajn.

Limaj nuk është kandidat për kryetar komune, por ai është pjesë e këtyre zgjedhjeve po aq sa vet kandidati “i tij”. Për Limajn në këto zgjedhje teorikisht ekzistojne dy “fitore”, Për të parën, e që konsiderohet lehtë e arritshme, mjafton qe PDK të humbë, pra të mos fitoj pushtetin çka do të nënkuptonte se humbja vjen si rezultat i mos mbështetjes së tij, kurse e dyta është fitimi i pushtetit ngakandidati i tij.

Natyrisht synimi duhet të jetë fitimi i zgjedhjeve pasi nuk është në pyetje vetëm fitorja e kandiadit, por kjo është betejë për të matur realisht popullaritetin e tij në Malishevë, pra vota për iniciativën është detyrimisht votë për Limajn dhe karrierën e tij politike çka e bënë fitoren të pa alternativë.

PDK konsiderohet të ketë humbur teren e të jetë “djegur” në Malishevë, ne fakt atë konsiderohet ta ketë djegur vetë lideri i saj, Kryeministri Hashim Thaçi kur në një video-inçizim që doli në publik, ishte dëgjuar t’u referohej strukturave të PDK-së në Malishevë si “zagarë”. Kjo ishte një fyerje ndaj strukturave dhe ndaj vetëqytetarëve të Malishevës që kishin votuar tri herë radhazi PDK-në.

Në këtë drejtim Thaçi e ka të vështirë fushatën në Malishevë dhe tashmë janë të shumtë ata që ironizojnë, se ata që në Malishevë i shkojnë prapa Thaçit janë“zagarë”. Si lider i partisë, Thaçi është pergjegjës edhe për ruajtjen e unitetit në parti, që nënkupton se paknaqësitë duhet adresuar dhe jo mbytur, por mospëlqimi i tij ndaj Limajt dhe ndaj Jakupit ishte bërë i qartë si kristal në këtë video-inçizim. Mbështetja që Limaj i ka bërë iniciativës më shumë duhet parë në këtë drejtim, pra si përpjekje për ndalim të talljes me votën dhe votuesit në Malishevë nga ana e PDK-së dhe liderit të saj, si një përpjekje për rikthim të integritetit dhe pronësisë në vendimmarrje.

Thaçi, edhe pse kishte fyer malishevasit, ai nuk hezitoi që Malishevën ta quante “vendlindjen e tij të dytë” në një takim ekzaltues me arsimtarë, ku kandidati itij e shpalli atë “njeriu i shekullit”, vetëm se nuk u bë e qarë se për cilin shekull bëhet fjalë. Ekzaltimi i kandidatit i gjendur pranë liderit “shekullor” është i kuptueshëm, pasi lideri kërkon brohoritje, duartrokitje dhe fjalë të mira ani pse ai nuk mendon kshtu kur fletë n’telefon për Malishevasit.

Fitorja megjithatë nuk është e qartë qoftë për iniciativën e Limajt apo për PDK-në eThaçit. Historiku i zgjedhjeve të deritashme tregon se në zgjedhjet lokale në Malishevë më 2007 PDK kishte fituar 49% të votave, kurse LDK 32%, ndërsa në vitin 2009, PDK kishte marrë 52%, kurse LDK 34%. Një llogaritje e thjeshtë tregon se ndarjae elektoratit të PDK-së në dysh do t’i bëjë humbës edhe iniciativën edhe PDK-nëkarshi LDK-së. Kësisoj parashikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet sa ivështirë po aq interesant pasi elektorati tradicional i PDK-së do të jetë i pamjaftueshëm që të shënoj fitore qoftë njeri apo tjetri krah. Këtu duhet shtuar edhe faktin se në lojë kanë hyrë edhe forca tjera partiake që nuk kanë marrë pjesë më herët në zgjedhje lokale sikurse Vetvendosje e cila mund të arrij të fitojë mjaftë vota sa për ta vështirsuar kalkulimet e partive tjera.

Në ketë situatë, iniciativa duhet të synojë patjetër të inkurajoj votuesit pasiv që kanë abstenuar zgjedhjet e kaluara për të arritur rezulatet që kërkon. Për të arritë këtë ajo duhet të bëjë një fushatë aktive që do të depertojë tek një pjesë e madhe e qytetareve të cilët ende nuk janë përcaktuar se ku të hedhin votën.

Përparësi për iniciativën dhe partitë tjera është se PDK nuk pritet që të rrisë rezultatin e zgjedhjeve, kjo për faktin se ka qenë në qeverisje në tri mandate të njëpasnjëshme dhe në demokraci kjo quhet lodhje nga qeverisja dhe nevoja për ndryshim vjen natyrshëm tek qytetarët. Iniciativa në këtë drejtim paraqitet si “parti” e re dhe e paprovuar por për të arritur rezultat e ka të domosdoshme përkrahjen e Limajt.

Duke përjashtuar kalkulimet dhe detajet e shumëta në këtë proces, nëse thjeshtohet teper, beteja për Malisheven kësaj radhe është betejë për mbështetjen e Limajt ne politikën qëndrore, beteje që kjo komunë e vogël të ruaj ndikimin aty ku percaktohen projektet e mëdha, ku orientohet zhvillimi dhe politikat e ku pesha politike e Limajt ka qenë e rëndesishe që Malisheva të jetë përfituese.

Në fund të fundit se a do të vazhdojë të mbetet Malisheva e varfër, pa ndikim dhe e pazhvilluar varet më shumë nga niveli qendror se sa ai lokal dhe edhe pse një kryetar komune mund të ndryshojë shumë pamjen e qytetit dhe të përmirësojë shërbimet publike, duke mos pasur biznese të mëdha që gjenerojnë taksa për komunën, roli i tij është i zvogëluar në zbutjen e papunësisë, në investimin e projekteve kapitale e në orientimin e investitorëve të huaj, pasi këto politika hartohen dhe drejtohen nga niveli qendror.

Limaj i duhet Malishevës që të jetë në politikën qendrore derisa liderë tjerë nga Malisheva të formohen dhe të fitojnë peshën e duhur politike, parandaj këto zgjedhje lokale janë të një rendësie të veçantë pasi qytetarët e Malishevës me një votë mud të bëjnë dy zgjedhje; zgjedhin kandidatin e Iniciativës për Kryetar Komune dhe përkrahin, afirmojnë dhe forcojnë Limajn në politikën qendrore të Kosovës.

(Autori është Student në studime pas-universitare për “Çështje Europiane” në Univerzitetin Lund në Suedi dhe mbajtës i Bursës “Swedish Institute Scholarships” nga Instituti Suedez)

Më Shumë

“Ekoregjioni” bën thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala ka bërë thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave...

Prizren: 38-vjeçari në rrezik për jetën, dyshohet se tentoi ta vrasë veten duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë

Një 38-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin...

Lajmet e Fundit