17.3 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Dragash: Dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari që pranoi se e goditi të dëmtuarin me shtagë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 150 euro gjobë, të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor, Xhezair Kolloni.

Aktgjykimin ndaj tij, e ka shpallur gjyqtari i çështjes Bekri Vehapi, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari është obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro për ekspertizën mjekoligjore, 30 euro në emër të kompensimit për viktimat e krimit dhe 20 euro për paushallin gjyqësor.

I akuzuari Kolloni, pasi që është njoftuar paraprakisht me të drejtat procedurale dhe rrethanat lehtësuese të pranimit të fajësisë, ka thënë se e ndien veten fajtor për një vepër të tillë penale.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Milot Krasniqi, pasi që siç ka thënë ai, i është bërë me vullnet, pa presion dhe mbështet në provat dhe faktet në të cilat është e bazuar aktakuza.

“Pasi që i pandehuri e ka pranuar fajësinë vullnetarisht në seancën fillestare dhe është treguar i sinqertë para gjykatës, propozoj që kjo rrethanë të vlerësohet në rastin e matjes së dënimit”, ka thënë prokurori Krasniqi.

Në bazë të aktakuzës së ngritur me 19 korrik 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Xhezair Kolloni akuzohet se më 20 maj 2019, rreth orës 11:30, në fshatin Kosavë i Dragashit, në livadhet e këtij fshati, i shkakton lëndime të lehta trupore personit tjetër.

Sipas aktakuzës, pas një fjalosje paraprake mes të pandehurit dhe të dëmtuarit Emri Guraj, rreth kullotjes së bagëtive në livadhe, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur me shtagë në kokë dhe pjese të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar atij lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim të lehtë trupor”, e paraparë në nenin 185 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 e KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Avdyli: Ekziston një marrëveshje me Nismën, sigurt i kemi 61 vota

Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli, kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me Nismën. Avdyli tha në Koha se...

Përkujtohen dëshmorët në Bukosh dhe Dragaqinë

Në fshatin Bukosh dhe në Dragaqinë të Komunës së Suharekës u mbajtën sot aktivitete përkujtimore kushtuar dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit. Me...

Lajmet e Fundit