Kandidatët e Nismës në Prizren: Do të jemi zëri i pensionistëve dhe invalidëve

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prizren kanë takuar sot përfaqësuesit e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës.

Kryetari i Degës së Nismës, i cili është edhe kandidat për deputetë Zafir Berisha, falënderoi përfaqësuesit e organizatës për mikpritje.

“Pensionistët e Kosovës janë vlerë e shtuar shtetit tonë, dhe natyrisht në shumë raste ne të gjithë kemi nevojë më shumë për këshillat tuaja”, tha Berisha.

“Andaj ne me mundësitë tona dhe hapësirën që do ta kemi do të jemi zë i juaji në Kuvendin e Kosovës, njësoj sikur kemi qenë deri më tani”.

Kandidatë e Nismës u zotuan se do të punojnë dhe do të angazhohen maksimalisht që pensionistëve të Kosovës t’i plotësohen të gjitha nevojat dhe kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, ndërkaq duke i uruar shumë suksese në zgjedhjet e 6 tetorit, i falënderuan kandidatët për deputetë nga qyteti i Prizrenit për vizitën e tyre dhe për angazhimin e deritanishëm të cilin e kanë pasur në Kuvendin e Kosovës për plotësimin e nevojave të tyre.

Kandidatët e Nismës në Prizren për deputetë në këtë takim ishin: Zafir Berisha, Albulena Balaj Halimaj, Arbanë Hajdari, Afrim Tejeci, dhe Hasan Ahmetaj.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit