Kujtim Gashi: Besimi i qytetarëve të Prizrenit do të jetë gurthemel i fitores së PDK-së

“ Jam i lumtur dhe krenar që, me emblemën e historisë së fitoreve të PDK-së po garojmë, së bashku dhe të bashkuar, siç e thotë Kryetari ynë Veseli, për fitoren e madhe të PDK-së, fitore e cila do të jetë për të sotmen dhe për të ardhmen edhe më të ndritur të Kosovës”, tha në fillim të fjalës së tij Ministri në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në tubimin e sotëm në Prizren.

Ai më tej tha se të gjithë anëtarët e PDK-së duhet të ndihen krenar, fatlum dhe të privilegjuar që, si anëtar të partisë shtet formuese, partisë, nën qeverisjen e të cilës u shpall shteti i pavarur dhe sovran i Republikës së Kosovës, Partisë, e cila është trashëgimtare e vlerave kombëtare të UÇK-së së lavdishme, Partisë, nën qeverisjen e të cilës janë shënuar arritjet më të mëdha të shtetit tonë, në njohje ndërkombëtare, në ekonomi, rritjen e të ardhurave në të gjitha sektorët, arsim, kulturë e shëndetësi, me 6 tetor, Kosovës tonë, anëtarësisë së PDK-së t’i sjellim fitoren e madhe, fitoren me kryeministrin e ardhshëm, z. Veseli!

Para anëtrëve dhe simpatizantëve të PDK-së në palestrën e Sporteve Sezai Surroi, Gashi premtoi se edhe sot, sikur edhe dje dhe nesër, do të punoj me përkushtim, sikur në detyrën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ashtu edhe në detyrën e deputetit, do të angazhoeht me ëprkushtim duke iu shërbyer qytetarëve.

Me Programin e PDK-së dhe të Kryeministrit të ardhshëm, liderit tonë Kadri Veseli, shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, të rinisë t’i bëjmë realitet!

“Besimi i qytetarëve të Prizrenit në Programin e PDK-së, dhe në Vizionin qeveritar të Kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, me 6 tetor 2019, do të jetë gur themel i fitores së PDK-së” tha në fund të fjalës ë tij Kujtim Gashi

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit