Hoxha: Edhe Rogova e Hasit në përkrahje të Nismës

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili është edhe kandidat për deputet, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë, takuan të mërkurën banorët e Rogovës së Hasit me të cilët bashkëbiseduam për zgjedhjet e 6 tetorit.

“U zotuam se Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Edhe në këtë takim theksuam se më 6 tetor vota për koalicionin NISMA-AKR-PD do të jetë votë për ndryshim të kursit të qeverisjes në vend”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se vetëm ky koalicion garanton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit