Caparci ankohet te Kryeziu, se janë lënë pas dore nga Muja

caparciKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, është takuar me elektoratin në fshatin Caparc.

Ai iu ka premtuar banorëve të këtij fshati se pas zgjedhjes së tij në krye të Komunës së Prizrenit, do t’ia zgjidhë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen.

Veterani i LDK –së në këtë fshat Bernard Oroshi, është ankuar para Kryeziut se pushteti aktual i Mujës, të gjitha invetsimet në këtë fshat i ka bërë vetëm për militantët e vetë. “Ata që nuk ishin me ta nuk gëzuan asnjë investim”

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Velezhë, Anton Tushi, ndërkaq tha se ky fshat në mënyrë masive do të votojë Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

 

 

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit