8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Llapqeva e Panorci do të jenë në hartën turistike të Kosovës

SONY DSCIsni Kilaj dhe PDK, kanë vazhduar prezantimin e programit në fshatrat Llapqevë e Panorc, për zhvillimin e turizmit, ku planifikohet futja e këtyre vendbanimeve në hartën turistike të Kosovës, pasi ka një trashëgimi me vlera të veçanta, si kullat, por edhe trashëgimia natyrore, siç janë Ujëvarat e Mirushës dhe Shpella e Flladit.

“Qindra hektar, të zonës përreth Ujëvarave të Mirushës, tashmë janë zona të mbrojtura, ndërsa ne, pasi paraprakisht kemi investuar në rregullimin e kullës në Llapqevë dhe kemi bërë hapjen e shpellës së Flladit në Panorc, planifikojmë, ti shtojmë edhe akumulacionin në afërsi të shpellës, duke i bërë kështu, këto dy vendbanime, të hyjnë në hartën turistike të Kosovës, si pika të veçanta, përderisa edhe në programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, mbrojtja e ambientit dhe turizmi, janë njëra prej shtyllave kryesore, ku do të orientohet qeverisja katërvjeçare. Jemi orientuar në këto çështje tash, sepse pjesa më e madhe e rregullimit të infrastrukturës, tashmë ka përfunduar, ndërsa prioritet i dytë do të jetë Bujqësia, dhe pika e tretë do jetë Mbrojtja e ambientit dhe Turizmi”, tha Kilaj, para banorëve të Llapqevës dhe Panorcit.

“Infrastruktura, në asnjë mënyrë duk do të mbetet prapa, pasi rrugët në lagje, në tërë komunën tonë, brenda dy viteve do të përfundojnë, ndërsa do të përfundojnë edhe ndërtimi i shkollave në fshatrat e mbetura me shkolla të vjetra, sikur do të rregullohen trotuaret në vendet që kanë më së shumti nevojë dhe përfundimi i kanalizimeve, deri në fund të këtij viti. E gjithë kjo, neve na jep mundësinë, që të investojmë edhe fushën e bujqësisë, dhe do të jemi komuna e vetme në vend, që do të ndaj, brenda katër viteve afër dy milion euro në zhvillimin e bujqësisë”, tha mes tjerash Kilaj, para banorëve të këtyre dy fshatrave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit