Vetura godet 69 -vjeçarin nga Suhareka

Në orët e mbrëmjes një 69 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes që ka marrë nga një veturë derisa po kalonte në zebra afër stacionit të policisë në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale togeri Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit.

“Me datën 19.11.2019 rreth orës 18:04 deri te aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi i automjetit ishte duke lëvizur në drejtimin Suhareke- Duhël – rruga Brigada 123 dhe kur ka arritur te kryqëzimi i rrugës “KadriKokollari” ,vozitësi automjetit nuk e vëren këmbësorin i cili ishte duke lëvizur nga ana e majtë të vozitësit dhe me pjesën e pare ballore e godet këmbësorin ne vendkalim për këmbësor”, ka thënë ai.

I lënduari është i lindur më 1950.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit