Homazhe

Me rastin e Ditës së Flamurit, sot kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarët, drejtorët, përfaqësuesit nga organet e sigurisë, asamblistët, zyrtarët komunalë dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në Monumentin e Lirisë tek shtatorja e Remzi Ademajt dhe shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas homazheve është bërë edhe vënia e gurthemelit të shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, projekt ky i përbashkët mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës “Trojet e Arbërit”.

Me këtë rast kryetari Haskuka ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive që ishin të parapara për këtë ditë, për shkak të tërmetit tragjik që ndodhi në Shqipëri.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit