Shkollat në grevë?

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka autorizuar kryetarin e kësaj sindikate që nesër të vendosë rreth mbajtjes së një greve dy orësh të premten, vendim i cili do të merret pas konsultimeve me Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe atë të Shëndetësisë.

Paralajmërimi për grevë vjen pasi që Ligji për paga është dërguar në Gjykatën Kushtetueses nga Avokati i Popullit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha se nesër në bashkëveprim me Sindikatën e Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë do të marrin vendimin se si do të veprojnë./Insajderi.com

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lajmet e Fundit