Premton se do të jetë zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale në Prizren. Dëshiron që energjin e saj ta shfrytëzojë në të mirë të vendit. Zana Doda në zgjedhjet e 3 nëntorit, garon për Asamblenë Komunale nga koalicioni AAK-së-LDD-së.
Doda është absolvente në Fakultetin e Edukimit në Prizren. Ajo me politikë ka filluar të merret që nga viti 2007. “Unë si një qytetare e Prizrenit, e dua më të mirën për vendlindjen time, dhe shpresoj se pas 3 nëntorit, unë do të jam pjesë e Asamblesë Komunale, dhe do t’i mbroj interesat e të gjithë qytetarëve”, thotë Doda.
Ajo tregon se arsyeja e vetme, pse i është bashkuar AAK-së në vitin 2007, ka qenë uniteti i këtij subjekti politik, karshi qëndrimeve me rëndësi për qytetarët dhe Kosovën.
Pse keni vendosur të kandidoni për Asamblenë Komunale të Prizrenit?
Doda: Gjithmonë jam bazuar në fjalimin e famshëm të John Kennedy-t, ku thotë: Mos pyesni se çfarë, vendi juaj mund të bëjë për ju, por pyesni, se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”. Andaj edhe unë si një qytetare e Prizrenit, e dua më të mirën për vendlindjen time, dhe shpresoj se pas 3 nëntorit, unë do të jam pjesë e Asamblesë Komunale të Prizreniot dhe do të mborj interesat e të gjithë qytetarëve.
Cili është synimi i juaj?
Doda: Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, në programin e tij qeverisës, ka përfshirë zhvillimin ekonomik të vendit, përmes katër shtyllave kryesore: funksionalizimin e zonave industriale, investimet në bujqësi, turizëm dhe ndërtimtari. Krejt këto kanë për qëllim punësimin e qytetarëve, andaj edhe unë si nëse do t’i fitoj votat si asambleiste e ardhshme, do të ndjehesha shumë e lumtur kur brenda katër vjeçarit të ardhshëm, nën menaxhimin e Komunës nga kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Lulzëim Kabashi, do të ketë ndryshime. Këto ndryshime do të ndodhin vetëm me koalicionin AAK-LDD, dhe për këtë jam shumë e bindur. Unë do të jem zë i fuqishem për të mborjtur interesat dhe kërkesat e realizueshme të të gjithë qytetarëve prizrenas.
A i frikësohesh konkurencës?
Doda: Jo, nuk i frikohem konkurencës. Dëshiroj që partia ta fitoj garën,sepse besoj se secili kandidatë që ta fitojë garën do të tregojë suksesin e vet për të mirën e qytetarëve.
Cilat janë ambiciet tuaja si politikane?
Doda: Unë mendoj që aktualisht, nuk ka kohë për t’u përfshirë në luksin e qetësisë, e të mbeten gjërat të zhvillohen në këtë mënyrë siç janë bërë deri më tash. Tani është koha kur ne i kemi vënë synim vetes, që të punojmë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Cila është porosia juaj?
Doda: Të punohet sa më shumë që është e mundur dhe të mborjmë interesat e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Unë tash, por edhe pas 3 nëntorit, do të jem plotësisht e hapur, që të punoj më të gjithë kandidatët, por edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj gare, dhe padyshim që mirëpres ndihmën edhe të shoqërisë civile, por edhe të të gjithë qytetarëve tanë. /Intervistoi: RA/