Kthehet prapa vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për koncesion të pronës komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kthyer për rishqyrtim vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale. Në kërkesën e nivelit qendror për rishqyrtim të ligjshmërisë së këtij vendimi, që ishte miratuar muajin e kaluar nga KK-ja e Prizrenit, është theksuar se akti i Komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në shkresën e MAPL-së, që është dërguar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi është sqaruar se në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale kjo ministri ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë së vendimit përkatës mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale, i miratuar nga KK-ja e Prizrenit me datë 11 nëntor 2019, shkruan sot Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në këtë shkresë.

Në vijim është theksuar se vendimi i KK-së së Prizrenit bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, sikurse edhe të Ligjit për Partneritet Publiko- Privat.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit