Zbulohet shuma e ofertës së dytë e Tottenhamit për Muriqin

Tottenham Hotspur nuk po dorëzohet për sulmuesin Vedat Muriqin.

Tashmë “gjelat” janë duke përgatitur një ofertë të madhe në drejtim të Fenerbahces për sulmuesin kosovar.

Sipas gazetës turke Aksam, Fenerbahce po kërkon një tarifë transferimi më të madhe se 20 milionë euro dhe Spurs janë gati ta paguajnë këtë shumë.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte një ofertë fillestare për sulmuesin e Kosovës, Muriqi, në fillim të afatit dimëror, por ajo ofertë u refuzua nga klubi turk.

Tottenhami nuk është skuadra e vetme që pëlqen Muriqin, pasi për të ka pasur interes edhe nga Burnley, Crystal Palace dhe Bournemouth.

Ai ka shënuar 11 herë në 17 paraqitje në Superligën e Turqisë këtë sezon pasi ishte bashkuar nga Caykur Rizespor vetëm në korrik të vitit të kaluar.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit