27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Suharekë: Vëllai i dorasit me lot në sy tregon ngjarjen: Ishin shokë mes vete, por nën ndikimin e alkoolit u zunë për 20 euro

Shaip Krasniqi 44 vjeçar nga fshati Maqitevë e Suharekës u vra parmbrëmë afër një lokali të këtij fshati. Për rastin ka folur vëllai i dorasit, që tregon se ata kanë qenë shokë mes vete, por e gjithë zënka ka filluar për 20 euro, dhe ka përfunduar me vrasje, pasi sipas tij të dy kishin qenë të dehur.

44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti, pas një zënke që, sipas dëshmitarëve, nisi për 20 euro.

Ngjarjen e tregon vëllai i dorasit, të cilën ia kishin transmetuar njerëzit prezent kur ndodhi incidenti.

“Ai i pitë, edhe ky pak i pitë. Ka shku i ka thonë kam punë pak me ty. Ka shku me ja dhonë dorën, ky s’ja ka dhonë dorën, e ka sha. N’kofsh burrë hajde dalim jashtë. Dalin jashtë, ky i merr haz me bisht sakice, ky sa për sherr e ka pasur armën me vete. Të dy kanë qenë të dehun”, ka thënë vëllai i dorasit në një bisedë për Klan Kosova.

Tutje, ai ka shtuar se vëllai i tij dhe viktima kanë qenë shokë shumë të mirë mes vete, dhe thotë se janë të një gjakut me ta.

“Baba jem rahmetlija me babën e viktimës shokë kanë qenë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me ta si familje. Por që vjen kjo punë, ma para dekën e kisha kujtu. E ka marrë vetën në qafë e edhe atë jaranin”, ka thënë ai.

Policia ka arrestuar dorasin, dhe në veturën e tij ka gjetur edhe armën me të cilën është kryer krimi, një armë gjysëmautomatike, e njohur si dhjetëshe.

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Grupi legjendar Oasis rikthehet në skenë pas 16 vitesh

Legjendat e Britpopit, Oasis, do të ngjiten në skenën e Principality të Cardiffit, Uells, duke nisur turneun e tyre të shumëpritur të ribashkimit. Kthimi i...

Lajmet e Fundit