10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Kadri Veseli: Fajtorët për vrasjen e policit në Zhur do të marrin përgjigje të fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas incidentit të sontëm në Zhur të Prizrenit, ku nga një shpërthim mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë të plagosur.

Edhe një fëmijë ka pësuar lëndime në këtë incident.

Veseli u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë të angazhohen në zbardhjen e rastit.Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Sami Thaqi dhe është lutur që policët e plagosur të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në familjet e tyre.

Ky është reagimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

“Me shqetësim të madh mora lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye t? detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktar?t para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar.

Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.”

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur më herët se nga një shpërthim në një shtëpi që ishte cak i bastisjes nga Policia kishin pësuar lëndime tre policë dhe një qytetar. Njëri prej policëve të plagosur ka vdekur.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lajmet e Fundit