VV ngushëllon për aktivistin e saj nga Prizreni, tregon çfarë plagë kishte pësuar më 2007

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur ngushëllime pas lajmit për vdekjen e aktivistit nga Prizreni, Hysni Hyseni.

Nga LV-ja kanë shkruar se Hyseni kishte qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren, derisa, kanë bërë të ditur se ishte plagosur në demonstratat e vitit 2007, ku edhe e kishte humbur njërin sy.

“Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të përbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht. Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij. Në këto momente pikëllimi i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, shoqeve e shokëve te Hysniut. Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna e virtytet e tij”, kanë bërë të ditur nga LV-ja.

Varrimi i tij sipas një njoftimi që kanë bërë familjarët do të bëhet në orën 14:00./GazetaExpress/

/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit