“Gjeta gjëra të çuditshme në shtëpi”, zbardhet dëshmia e burrit që ekzekutoi me thikë bashkëshorten

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Lulzim Cukun, i cili disa ditë më parë qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cukun.

Lulëzim Cuku u paraqit në kushte të rënduara psikologjike në sallën e gjyqit, ka shpjeguar gjendjen në të cilën ndodhej me bashkëshorten e ndjerë.

“Prej tre muajsh kemi nisur te debatojme. Kisha arsye se kisha gjetur gjera te cuditshme ne shtepi qe me benin te dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha qe shtepia eshte kthyer ne vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete ne Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulëzim Cuku.

Manjola la tre fëmijë të vegjël, më i madhi 10 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç, përkatësisht dy vajza dhe një djalë.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit