21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Tuna për coronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, muaj më parë kishte realizuar një set fotografik, ku ishte shfaqur me maskë.

E kur jemi ta maska, ky mjet mbrojtës është kthyer në një ndër produktet më të kërkuara së fundmi në treg, për shkak të përhapejs së coronavirusit.

Duke marrë paraysh që fotografitë me maskë i kishte realizuar kohë më parë, këngëtarja vendosi që me shaka në postimin e fundit të tregojë se e kishte “parashikuar” në një lloj forme përhapjen e një virusi.

Teksa ka publikuar një nga fotgrafitë me maskë në InstaStory, Tuna shkroi në mbishkrimin e saj: “Ju thash – s’ma besojshit”.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Për rastësi, rreth një vit më parë, Tuna ka publikuar edhe albumin më të suksesshëm në karrierës, e saj, “Furtuna”, ku një prej këngëve me titullin “Krejt mu kan përzi”, iu dedikohej virozave të përhapura në tekstin e saj.

“Do viroza; Nëpër botë tuj kalu; Do viroza; Pse më kapin vetëm mu? A viroza; A u deshtëm pa kontrollë? A viroza; A me hile ma ki bo?”, citoheshin në vargjet e kësaj kënge, tekstin e së cilës e ka shkruar Aida Baraku. /Telegrafi/

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit