60 bashkatdhetarë vijnë nga Italia në Suharekë

Nga fillimi i marsit e deri një javë ma parë, në  Suharekë  kanë ardhur për vizitë rreth 60 persona nga Italia.
Sipas portalit Theranda Post, bashkëatdhetarët tashmë janë akomoduar në shtëpitë e tyre pranë familjarëve.

Iu është bërë thirrje që të vetëizolim dhe evitim të kontakteve me njerëz.

Kontaktoni në numrat e telefonit zyrtar për këtë rast: 038-200-80-800.

Tashmë ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Rritjen e numri të personave me koronavirus e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit