Shtyhen edhe kimioterapitë për pacientët me kancer, Kurtishi sqaron situatën

Pacientët e sëmurë nga kanceri nuk kanë marr shërbimin e kimioterapisë dhe rrezatimit ditën e sotme, dhe nuk do të marrin të paktën deri javën tjetër.

Kjo për faktin se Klinika e Onkologjisë i është bashkuar vendimit të menaxhmentit të QKUK-së për të pezulluar shërbimet ambulantore për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i Klinikës Dr. Ilir Kurtishi, ka deklaruar për Gazetën se shtyrja e terapive dhe rrezatimeve është vendim i kolegjiumit të klinikës në mënyrë që të ruhet imuniteti i pacientëve.

“Vendimin për shtyrje e kemi marr sot në mbledhjen e mëngjesit. Është për të mirën e pacientëve sepse këto terapi dhe rrezatimet janë shërbime ambulantore, pacientët mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit dhe nëse marrin terapinë atëherë imuniteti i tyre është shumë i ulët dhe mund të jenë shumë të rrezikuar”, ka deklaruar Kurtishi.

Ai ka thënë se shtyrja e terapisë nuk përbën problem për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi thotë se edhe në raste të tjera ndodh që pacientëve t’iu shtyhet terapia për arsye të tjera.

Kurtishi ka deklaruar se javën tjetër do të shqyrtohet sërish kjo gjendje, ndërsa ka konfirmuar se hapësirat e klinikës do të dezinfektohen.

Kujtojmë se menaxhmenti i QKUK-së ka marr vendim dje për pezullimin e operacioneve jo-emergjente, shërbimeve ambulantore dhe shërbimeve tjera terapeutike.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit