Kryetari i Rahovecit nënshkruan vendimin për reduktimin e stafit në këtë komunë

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës Smajl Latifi,  ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr.9, ka marrë këtë vendim:

Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).

Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë.

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit