Lufta me koronavirusin, “Maracana” shndërrohet në spital

Brazili po merr masat për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, ndërkohë që gjithashtu po qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar të prekurit.

Për këtë arsye, stadiumi legjendar “Maracana” dhe shumë të tjerë do të përshtaten si spitale.

CNN ka publikuar fotot, ku shihen tendat e montuara që do e kthejnë mitikun “Maracana” në një spital fushor. Shtëpia e Flamengo, që në vitin 2014 priti finalen e Kupës së Botës, tashmë do të jetë në shërbim të njerëzve.

Në Brazil vetëm javën e kaluar vendosën ta ndalonin futbollin, pasi lojtarët e Gremio u futën në fushë me maska në shenjë proteste. Rastet me COVID-19 në Brazil po rritet, teksa deri më tani numërohem më shumë se 1500 persona të prekur dhe 25 viktima.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit