24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Abrashi: LDK, patericë e PDK-së, po tentohet krijimi i një puqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që e ftuan seancën e sotme për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.

Sipas Abrashit aktualisht po zhvillohet një seancë e turpit, ku ndër të tjera po rrezikohet edhe shëndeti publik.

“Sot jemi mbledhur në një rrethanë të pa precedentë deri më tani, që nga hyrja në Kuvend, vazhdon brenda tek skenerët që të kontrollojnë, vazhdon hyrjen në një sallë ku të imponohet një distancë, e pastaj vazhdon kur përpara i sheh disa mjek.., ndërkohë pandemia bënë kërdi në vend. Vetëm një pyetje shtrohet sot, çka po bëjmë këtu, në këto rrethana çfarë urgjence na ka mbledh sot këtu. Me të vërtetë kjo është e çuditshme”, tha Abrashi.

Duke e quajtur seancën e sotme, seancë turpi, deputeti i VV-së tha se partitë në opozitë së bashku me LDK-në po tentojnë të krijojnë një puq në vend, duke e vjedhur kështu pushtetin nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Si mund të quhet situata kur partitë humbëse të zgjedhjeve largojnë nga pushteti partinë fituese, për ta marrë vet pushtetin, ky quhet puq. Ajo që e bënë edhe më kriminal këtë veprim është rrezikimi i shëndetit publik. /ZERI

Më Shumë

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Lajmet e Fundit