Januzaj: Zemra ime është te Man Utd, Ronaldo më i miri në botë

Ish-talenti i Manchester United, Adnan Januzaj këmbëngul se zemra e tij është akoma në Old Trafford – dhe madje e vlerëson Paul Pogba si lojtarin e tij të preferuar.

Anësori i Real Sociedad gjithashtu pretendon se ishi i United, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Januzaj, 25 vjeç, dukej një produkt i jashtëzakonshëm i akademisë në ‘Old Trafford’, madje duke sjellë shpresë se ai mund të pasojë Ryan Giggs në të majtë, transmeton lajmi.net.

Por pavarësisht ritmit, ai nuk arriti të bëjë një ndikim, duke u larguar drejt Spanjës më 2017.

Sidoqoftë, ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe Sunderland i tha AS të Spanjës: “Manchester United është skuadra ime e dytë pas Sociedadit”.

”Për mua lojtari më i mirë është Cristiano Ronaldo, por i preferuari im është Pogba, sepse jam rritur duke luajtur me të”.

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit