3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka treguar formën se si do të bëhet ndarja e mjeteve për kompanitë që tashmë e kanë ndërprerë aktivitetin apo i kanë lënë punëtorët pa punë.

Mjetet financiare nuk do të derdhen direkt në llogaritë e punëtorëve dhe jo në llogarinë e kompanisë.“Forma e ndarjes bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare në mënyrë që parat të transferohen direkt tek punëtorët dhe jo te kompanitë”, thuhet në njoftimin e zëvendësministrit Krasniqi,transmeton Kallxo.com

Ky është njoftimi i plotë i zëvendësministrit Agim Krasniqi:

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar Pakon Emergjente, sipas së cilës parashihen ndarje shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënia për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive, e shtesa për kategori të tjera.Forma e ndarjes së këtyre mjeteve për kompanitë që kanë ndërprerë aktivitetin e punës apo i kanë lënë pa punë punëtorët, bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare në mënyrë që parat të transferohen direkt tek punëtorët dhe jo te kompanitë. Po ashtu punëtorët munden që edhe në mënyrë individuale të lajmërohen në zyret e punësimit dhe të dorëzojne kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare.

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative...

Lajmet e Fundit