Edhe një infermiere e prekur me Covid-19 në Kosovë

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 125 persona ku 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, 35 nga këto raste janë në gjendje stabile, 8  kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse një paciente në kujdesin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë infektuar me koronavirus.

“4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi”, bëhet e ditur në raport, transmeton Klan Kosova

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit