Reperët e njohur dhurojnë 100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke  ndihmuar njerëzit gjatë përhapjes së pandemisë.

Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga virusi organizata e tyre dërgoi gati 100.000 maska kirurgjikale në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen shpejt në burgje sepse të burgosurit jetojnë me shumë persona dhe nuk janë në gjendje të praktikojnë distancën sociale.

Në mediat sociale, organizata e reperëve njoftoi se 40.000 maska ??do të shkonin në Tennessee, 50.000 në ishullin Rikers, 5.000 në Parchman dhe tjerat në vende tjera.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit