Korisha përballet edhe me reduktime të rrymës

Fshati Korishë i Prizrenit, i cili është futur në karantinë, po përballet edhe me reduktime të energjisë elektrike, shkruan ‘PrizrenPress’.

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, tha se reduktimet e rrymës vështirësojnë jetën e banorëve të këtij fshati.

“Fshati Korishë në Prizren, edhe pse gjendet në karantinë, KEDS nuk e çan kokën. Vetëm sot, është hera e dytë që fshati po përballet me reduktime të rrymës”, shkruan Dakaj.

“Reduktime ka pasur edhe gjatë ditëve tjera po në kohë karantine, kjo nuk është humane, përpos që është shumë e padrejtë. Nuk mundet të mbahet pastërtia në nivel në mungesë të rrymës”.

“KEDS duhet të japë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar”.

“Institucionet qendrore duhet t’i kërkojnë llogari menaxhmentit të KEDS-it për këtë veprim, që nuk është hera e parë”.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit