18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

AAK-ja insiston që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro në kohë të pandemisë

Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka përsëritur edhe një herë kërkesën që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro në kohë të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

 

Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi ka paraqitur pakon ku përfshinë ndarjen nga 100 euro për secilin qytetarë.

“AAK-ja sot në pamundësi që ta jep ekspozenë e saj, i ka paraparë dy pako: pako gjithëpërfshirëse që i përshin të gjithë qytetarët pa dallim gjinie që tu ndahen nga 100 euro, që një familje i ka 4 ose 5 anëtarë tu jepet nga 100 euro. Sektori privat është mundësuar”.

“Në të njëjtën kohë sektori privat është më rëndësi që ta sjellin ligjin për heqjen  e d8ganës që tu lehtësohet atyre lehtësira. Ndihmesa më e madhe do të ishte edhe kjo fazë. Mendoj se ekonomia është në gjendje të keqe dhe kjo pako do të jetë ndihmesë e madhe”, tha ai.

Abrashi tregoi sesi mund të sigurohen këto mjete financiare, raporton EO.

“I kemi burimet se nga munden me ardhur këto. Janë rezervat që rriten vite me radhë dhe kemi kredinë që e kemi bruto produktin më të ultë në rajon. Kjo kërkesë nuk është asgjë përveç pakove që po implementon BE-ja. Mendoj që është situatë emergjente dhe Kuvendi e humbi një shans për tejkalimin e kësaj krize”, tha ai.

Kurse deputeti Arbër Tolaj tha se vendimi i djeshëm i Qeverisë është shkelje e Kushtetutës për herë të dytë.

“Vendimi lidhur me ndërmarrjen e masave anti Covid-19 përbën një shkelje të radhës të Kushtetutës që në vetë ngërthen lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

“Qeveria në detyrë me paraqitjen e para të kësaj pandemie ka qëndruar me joseriozitet dhe shumë komod, pasi që janë dhënë vetëm disa këshilla”, tha ai.

Më Shumë

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Lajmet e Fundit