14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

27 persona nga Prizreni janë të prekur me COVID-19, nga ta katër po trajtohen në Infektivë

Në komunën e Prizrenit mbrëmë janë paraqitur pesë raste të reja me Covid-19. Të gjitha këto, sipas kryetarit të kësaj komune, Mytahir Haskuka, janë raste të kontaktit.

Këto detaje i dha për Express, kreu i komunës së Prizrenit. Sipas tij, deri më tani në këtë komunë të prekur i kemi 27 qytetarë me koronavirus.

“Janë katër persona të cilët janë të shtrirë në QKUK, saktësisht në Klinikën Infektive. Unë u kam dërguar të gjithëve mesazhe dhe u kam thënë se jemi këtu, për t’i ndihmuar ata”, thotë ai.

Megjithatë, Haskuka tregoi se sa po i respektojnë prizrenasit rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për vetizolim.

“Unë personalisht kam dalë në markete dhe e kam pa se nuk ka grumbullime nëpër sheshe e parqe. Ne kemi vendosë shirita. Punë shumë të mirë janë duke bërë të gjithë në Prizren”, thotë Haskuka.

Më Shumë

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit