PDK zhduket prej skenës politike në Malishevë – as në balotazh

LimajPërkrahja e Fatmir Limajt për Ragip Begajn e IQM’së, ka zhdukur nga skena politike PDK’në. Kështu, sipas rezultateve të fundit, në balotazh do të përballet kandidati i IQM’së me atë të LDK’së, derisa PDK është në vend të tretë.

Sipas rezultateve të para preliminare të numëruara nga KQZ-ja dhe të publikuara online, Partia Demokratike e Kosova e ka humbur përfundimisht Komunën e Malishevës, duke mos arritur të shkojë në balotazh, transmeton Express.

PDK ka arritur të sigurojë 6.358 vota apo 25.71%, ndërsa LDK 6384 vota apo 25.81% të votave, me çka ka arritur të sigurojë balotazhin me Iniciativën Qytetare e cila ka fituar 10.435 apo 42.19%, duke u radhitur e para.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit