-1 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Joe Bideni merr mbështetjen e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka miratuar zyrtarisht kandidaturën e ish-zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të marrë nominimin presidencial të Partisë Demokrate.

Në një video-deklaratë, të hënën, ajo e përshkroi Bidenin si “personifikim të shpresës dhe guximit”. Ajo përmendi përvojën e tij duke ndihmuar për të kaluar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (shëndetësor) dhe duke zbatuar Aktin e Rimëkëmbjes dhe Rinvestimit Amerikan 2009 për të argumentuar se ai është i pozicionuar mirë për të udhëhequr vendin në mes të një pandemie globale, shkruan VOA.

Ndërsa miratimi i saj nuk është befasi, Pelosi zgjodhi të qëndrojë neutrale gjatë votimeve paraprake brenda demokratëve, duke përsëritur vazhdimisht paralajmërimin e partisë për të mbajtur vëmendjen e saj në çmimin përfundimtar të mposhtjes së Presidentit Donald Trump në nëntor.

Megjithëse Bidenit i mungojnë rreth 600 delegatë nga 1.991 të nevojshëm për të fituar nominimin e demokratëve, të gjithë rivalët e tij në parti kanë pezulluar fushatat e tyre ose e kanë mbështetur atë.

Në deklaratën e saj të hënën, Pelosi bëri një lutje për unitet brenda partisë, duke thënë: “Me kaq shumë që rrezikohet, ne kemi nevojë për entuziazmin, nxitjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë amerikanëve – lart e poshtë në fletën e votimit, dhe në të gjithë vendin”.

Më Shumë

Opozita në kërkim të alibisë për mosnjohje të zgjedhjeve

Sadri Ramabaja Kjo sjellje e opozitës ndaj votës—fillimisht brenda llojit e më pas në raport me procesin zgjedhor në tërësi—tregon se mosnjohja de facto e...

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar se ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës lidhur...

Lajmet e Fundit