14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizren: Pas Iftarit, DOKU n’ballkon me pa filmin e Lendita Zeqirajt

Këtë të mërkurë, me datën 13 maj, Dokufest do ta shfaqë filmin ‘Ballkoni’ të regjisores kosovare Lendita Zeqiraj në lagjen “Bazhdarana”.

Filmi do të fillojë në orën 20.30 dhe do të projektohet tek parku i lagjes.

“Ne ju ftojmë të rrini n’shpi dhe ta shikoni filmin prej ballkonit”, thuhet në njoftim.

Shfaqja e filmit është pjesë e programit DOKU N’BALLKON, që ka për qëllim t’u përkujtojë qytetarëve të Prizrenit që në këtë kohë pandemie të kujdesen për shëndetin e tyre duke mbajtë distancën sociale.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna Prizren. / KultPlus.com

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit