Carlos Sainz pasuesi i Sebastian Vettel, godet direkt edhe McClaren

Lëvizje në Formula 1. Pasi Ferrari njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën me Sebastian Vettel, kanë ardhur ndryshimet zinxhir. “Kokëkuqja” ka zgjedhur si pasues të gjermanit, spanjollin Carlos Sainz, i cili largohet pas dy vitesh nga McLaren Sainz do të jetë shok skuadre me Carls LeClerk.

Ndërkohë edhe McLaren është shpejtuar dhe ka nënshkruar me Daniel Ricciardo, 30-vjeçarin australian të Renault. Ai do t’i bashkohet skuadrës së re në vitin 2021. Zak Brown, CEO i McClaren, tha:” Nënshkrimi me Daniel është një hap përpara në planin tonë afatgjatë për t’i dhënë një tjetër dimension ekipit tonë, së bashku me Lando Norris.

Ky është një lajm i mirë për ekipin tonë, për partnerët tanë dhe sigurisht edhe për fansat. Gjithashtu duam të falënderojmë edhe Carlos për punën e shkëlqyer që ka bërë me McLaren. Ai është me të vërtetë një lojtar ekipi dhe i urojmë atij më të mirat pas eksperiencës me ne”.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit