Rifillimi i Bundesligas, trajneri i Bayernit: Ne gati dhe të stërvitur mirë fizikisht

Hansi Flick ka folur në prag të rifillimit të kampionatit gjerman.

Futbolli në Gjermani është i suspenduar që nga mesi i marsit, kurse ndeshjet e para pas kësaj pauze do të nisin këtë fundjavë.

Trajneri i Bayern Munich, beson se skuadra e tij është mirë e përgatitur për ndeshjen kundër Union Berlin që do të luhet të dielën.

“Ne jemi stërvitur mirë fizikisht. Vetëm se taktikisht nuk mund të punohet aq me detaje si në kushte normale”, ka thënë Flick.

“Ishte e vështirë. Provuam të interpretojmë elemente taktike me anë të videove bisedave. Ne jemi shumë të limituar, edhe në jetën private”, ka shtuar trajneri.

Bayern Munich do të përballet me skuadrën e Union Berlin, në tentim për të marrë 3 pikët dhe të ruaj kreun e renditjes në Bundesliga.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit