Kryeministri në ardhje paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Kurtit

Avdullah Hoti, i dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

Këtë koment Hoti e ka bërë pasi Qeveria e Kosovës vendosi edhe disa masa shtesë të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Fb.

“Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë”, ka shtuar ai.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti, raporton Express.

Tutje kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar ai.

Por, Avdullah Hoti, ka thënë se secilin vendim që pengon Kosovën në dialog me Serbinë do të hiqet.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar Hoti.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit