10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Qeveria sot vendos hapjen e kufirit me Shqipërinë

Shefi i ri i Qeverisë, Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij qeveritar pritet të vendosin për hapjen e kufirit me Shqipërinë. Vendimi prite të merret sot në mbledhjen e katërt të Qeverisë.

Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit me koronë. Mirëpo, sot, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët andej e këndej kufirit.

Sot, në orën 12, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të hequr të gjithë pengesat për qarkullim të lirë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.

Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.

Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, janë raportuar edhe 36 raste të reja me COVID-19, të premten 11. Në total janë 1 mijë e 194 persona të prekur, 884 të shëruar ndërsa kanë vdekur 31 persona.

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit