15 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Në mungesë kuorumi nuk miratohet rishikimi i buxhetit komunal të Prizrenit

Në mungesë kuorumi pasi një pjesë e opozitës nuk mori pjesë në mbledhje dhe një pjesë më pas i braktisi punimet, Kuvendi i Prizrenit nuk ka miratuar rishikimin e buxhetit komunal për vitin 2020.

Seanca urgjente e Kuvendit të Prizrenit, me një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2020 nisi në mungesë të anëtarëve të partisë më të madhe në organin më të lartë legjislativ komunal, atyre të PDK-së.

Pas fjalimit të drejtorit për Ekonomi dhe Financa, Furkan Ergyler, i cili tha se dikasteri që drejton ai ka hartuar një material të kompletuar për aprovim, fjalën e mori shefi i GK të LDK-së, Haziz Hodaj, i cili pati kritika për shkak të mungesës së konsultimeve rreth hartimit të buxhetit për pjesën e mbetur të vitit, dhe neglizhencës së vazhdueshme për çështje të këtilla nga partia në pushtet. Pas fjalimit të tij, kuvendarët e LDK-së braktisen punimet e kësaj seance.

Më pas, fjalën e mori shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, i cili tha se propozim vendimi për rishikimin e buxhetit është puro politik. Pas fjalimit të tij, edhe kuvendarët e AAK-së braktisen punimet e kësaj seance.

Ndërkaq, me vërejtje rreth këtij propozim vendimi pati edhe kuvendari i Nisma-s Socialdemokrate, Shukri Quni. Pas fjalimit të tij, edhe kuvendarët e Nisma-s u larguan nga salla.

I ndodhur para një numri të vogël kuvendarësh të pranishëm në sallë, kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se mos votimi i rishikimit të buxhetit pamundëson zhvillimin e Prizrenit, sidomos në këtë tejet të vështirë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në mungesë kuorumi, seanca është shpallur e mbyllur.

/TV Prizreni

Më Shumë

Ndahet nga jeta Arben Fondaj, ish-lojtar dhe ish-anëtar i bordit të Yllit dhe FBK-së

Basketbolli kosovar humb një figurë të shquar. Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Arben...

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

Lajmet e Fundit