Vdes i riu nga Mushtishti në Slloveni: E zë ura sa ishte duke punuar

Ka vdekur në Celje të Sllovenisë një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ku viktima ishte duke jetuar dhe punuar atje që një vit.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve që posedon Metro, viktima me iniciale D.T, ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.

I ndjeri ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni dhe është i vitit 1985. Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

Pas pak detaje të tjera… /gazetametro.net

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit