8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Mot i nxehtë dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike, ku masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa i përket fushave termike.

Do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare.

Të enjten përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s.

Më Shumë

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Lajmet e Fundit