Bileta falas për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën

Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5000 bileta me vlerë 0 lekë për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë aktivitetit të zhvilluar, ku u nënshkrua dhe marrëveshja, tha se është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë.

“Me gjeste të vogla i vijmë në ndihmë njeri-tjetrit, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e më tej nga pandemia COVID-19. E tillë ishte edhe kjo marrëveshje me bashkinë e Krujës, së cilës i dhuruam 5 mijë bileta me vlerën zero, për të vizituar muzetë e qytetit. Bashkia do t’ua shpërndajë ato bizneseve që lidhen me turizmin, që t’ia dhurojnë çdo turisti që vjen në Krujë”, – tha Margariti.

“Është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë. Këtë vit, le të vizitojmë më shumë muzetë dhe sitet arkeologjike, anekënd Shqipërisë”, – u shpreh ministrja Margariti.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit