I akuzuari për kanosje në Kroaci, pezullohet procedura ndaj tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për kanosje, Robert Berisha.

Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, një aktvendim të tillë e ka marr pasi që ndaj tij kishte lëshuar urdhëresë, por nga stacioni policor është njoftuar se i akuzuari gjendet jashtë shtetit, respektivisht në Kroaci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të të akuzuarit, gjykatësi Paçarizi, për të siguruar praninë e palës, ka thënë se do lëshojë urdhërarrest.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 29 janar 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Robert Berishës, me arsyetimin se ai më 14 gusht 2018, rreth orës 17:37, Në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, seriozisht me fjalë e kanosë të dëmtuarin Faton Zabelaj.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari përmes rrjetit social “Facebook”, me qëllim frikësimi i kanoset të dëmtuarit me fjalët “Edhe thmin në djep ka me ta përzhit, hi ka me ta ba, kam me të shkatrru me çka ki gjallë bir k????, shihem kur të vi në Kosovë”.

Sipas prokurorisë, me veprimet e tij, i akuzuari tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.

Me këtë, Robert Berisha, akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja”, nga neni 181 paragrafi 2/1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit